Në total në këtë periudhë kohore rezulton të jenë njëmijë e dyqind e nëntëdhjetë procedura të shpallura me një fond limit prej 11.92 miliard lekë (të reja). Secila nga këto procedura prokurimi publik është e listuar në portalin prokurime Transparente rubrika Tender. Bashkia Tiranë është bashkia me vlerën më të lartë të fondit limit për prokurime në këtë periudhë. Tirana ka shpallur 129 tender me vlerën e 2.28 miliard lekëve.
Me diferencë të madhe në vlerë Bashkinë e Tiranës e pason Bashkia Durrës me 50 procedura dhe vlerë të fondit limit 931.79 milion lekë. Bashkia Fier është në vendin e tretë sipas vlerës së fondit limit. Kjo bashki ka 59 tender të shpallur por me fond limit prej 899.85 milion lekë. Në listën e 10 bashkive me fond limit më të lartë të tenderuar janë edhe bashkitë Korcë, Sarandë, Berat, Divjakë, Gjirokastër, Kavajë dhe Librazhd.
Burimi i Informacionit: Prokurime Transparente
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
fondit limit të shpallur për tenderime janë Ura Vajgurore, Mirdita,
Përrenjasi, Delvina, Libohova, Fushë – Arrëzi. Pogradeci, Tepelena,
Dropulli, Memaliaj dhe Pusteci.
Prokurime të Shpallura për 61 Njësitë e Qeverisjes Lokale nga 20 Korrik 2015 deri më 7 Prill 2016
Burimi i Informacionit: Prokurime Transparente
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Në vijim, informacioni përditësohet me numrin e pjesëmarrësve në garë, fituesin sipas ofertës, statusin e projektit, afatin e zbatimit të kontratës dhe pagesat e çdo kontrate sipas transaksione të thesarit. Organizata AIS është implementuese e këtij projekti. Kjo organizatë është promotore e Open Data për Shqipërinë.